Me “Benza”, “Audi” e “BMW”, çunat e Laçit bllokojnë rrugën në Milot (VIDEO)

Ora ka shënuar 17:00 dhe protestat kanë nisur kundër rritjes së çmimit të naftës. Ndërsa shumë qytetarë janë duke u mbledhur para Kryeministrisë, në Milot është bllokuar rruga nga të rinjtë.

“Çunat e Laçit kanë zbarkuar me mjetet luksoze në rrugë dhe i kanë fikur, duke bllokuar kështu qarkullimin në shenjë proteste, pasi çmimi i naftës ka pësuar rritje të frikshme ditët e fundit.

Gjithashtu edhe Rruga e Kombit është bllokuar në shenjë proteste.

Ndërkohë, shihen forca të shumta policie të cilët janë angazhuar në mbarëvajtjen e protestave./albeu.com


Shtuar 10.03.2022 17:16