Blushi shpërthen ndaj PS-PD: Në Shqipëri proteston padrejtësia, shkatërrim të mbarë!
Nga foltorja e Kuvendit kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka deklaruar se zgjedhjet janë në rrezik falë dy forcave të mëdha politike ku sipas tij këto dy forca janë aq të lidhura sa sjellin shkatërrimin e njëra tjetrës.

Blushi ka dënuar fort edhe protestën e opozitës duke deklaruar se në këtë vend nuk protestojnë njerëzit por padrejtësia.

“Kam qenë dje në bisedime me ndërkombëtarë, PD nuk e do numërimin elektronik se e humb monopolin e votuesve të vetë, pastaj thotë Rumania. Ju them ndryshimin që kemi me ata.

Në Rumani proteston populli kundër padrejtësisë, në Shqipëri proteston padrejtësia. Për fat të keq zgjedhjet janë në rrezik, cenohen nga qeveria, por Shqipëria është rast unik, zgjedhjet kërcënohen nga të dyja palët rilindja dhe vetë PD.

Pyetja që kam sot për ju është kjo: E zëmë se PD njëherë në jetën e vetë e mban fjalën dhe prish zgjedhjet , çfarë ndodh me ne? Së pari sabotohet administrimi i zgjedhjeve se keni krijuar një monopol. Integrimi do bllokohej për gjysmë dekade, vendi do hynte në krizë, njerëzit do donin të iknin edhe më Shumë nga Shqipëria. Prandaj rruga e vetme që ka PD sot është të vrasë veten me shpresë që plumbi i saj do prekë edhe kundërshtarin.

Vendi ka hyrë në një rrugë pa kthim, do jetë më e rëndë pas zgjedhjeve. Republika jonë po shembet, po bie. Republika e korrupsionit për bie po i afrohemi një Republike te re. Bëhuni gati për tu rrëzuar, jo për të biseduar. Ju uroj shkatërrim të mbarë”./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori