Blushi shpjegon nismën "1 000 euro për bebe" (VIDEO)
Pëlqej
Në intervistën e dhënë për Albeu.com, kreu i LIBRA-s Ben Blushi shpjegoi edhe një ndër pikat më të famshme të programit të tij siç është dhënia e 1 000 eurove për çdo fëmijë të lindur për familjet shqiptare.

I pyetur nga kryeredaktori i Albeu.com, nëse mendonte se këto para mjaftonin për të stimuluar lindshmërinë në vend, Blushi tha se kjo do të ishte një hap, ndërkohë që theksoi se parashikon ndërmarrjen e lehtësirave të tjera.

"1 000 euro për bebe është stimul i mirë dhe shoqëria shpërblen për lindshmërinë dhe ndoshta kjo shumë është një pagesë 1 vjeçare për një familje të varfër. Shqipëria i ka paratë për ta bërë këtë"., - tha Blushi. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2017, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori