Granit Xhaka nuk largohet nga Arsenali, mbetet “thatë” Roma

Granit Xhaka nuk largohet nga Arsenali të paktën këtë merkato.

Ish kapiteni i Arsenal lidhet prej disa kohësh me një kalim të mundshëm në Serie A, por sipas Fabrizio Romano, nuk do të ketë lëvizje në ditët e fundit të merkatos.

Mourinho e përcolli lojtarin gjatë verës së kaluar dhe e pëlqen shumë, por nuk ka lëvizje konkrete.

Roma nuk ka hapur negociata me lojtarin, por as me skuadrën e Arsenal, për një transferim të mundshëm.

Xhaka do ta mbyll sezonin në ‘Emirates’, nën urdhrat e Mikel Arteta.


Shtuar 29.01.2022 17:58