Berisha-Blushi, batuta dhe replika në Kuvend
Update - Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha replikoi sërisht lidhur me programin e qeverisë së re, duke theksuar se nuk do të votojnë atë nëse nuk është i plotë, dhe nuk përfshinet të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Duke iu drejtuar deputetit Ben Blushi, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se ai nuk mund të premtonte ato që s’mund të realizonte”, ndërsa shton se “Blushi e ka dorëzuar mandati, por Rama s’e ka pranuar si ministër”.

Ndërsa thekson se opozita do të vijojë betejën në Parlament, deri në plotësimin e premtimeve të dhëna qytetarëve shqiptare, nga qeveria e re gjatë fushatës së 23 qershorit.

“Nuk merrem me ato që tha për partinë e tij. Harroje ti se është i mundur, është i pathyeshëm, i pamposhtur. Ju garantuam në fushatë elektorale të zgjidhnit në dy alternativa, në premtimet e mia dhe tjetra ishte në shëndetësinë falas, legalizime falas, por unë nuk mund t’i premtoja. Ti e ke dorëzuar mandatin, por stë ka pranuar si ministër. Filloi breshëria antiglobaliste. U thatë shqiptarëve do ulin çmimet, do ulim taksat, që do ketë shëndetësi falas. Këto zotëri janë premtime që duhet t’i realizoni. Themeli është dinjiteti njerëzor. Njeriut çdo gjë mund t’i bësh, por nëse i shkelmon dinjitetin e keni rrëzuar. Jemi parti e lirive dhe dinjitetit njerëzor. Ju thashë se do e votoj programin nëse e sillni të plotë, nëse nuk plotësoni premtimet do ketë betejë”, tha Berisha.

Por pas këtij reagimi, nuk ka munguar edhe replika e deputetit Blushi, i cili duke iu referuar sërisht programit të qeverisë, i “këshillon” ish-kryeministri Berisha “të mos besojë çdo gjë që lexon në programin e qeverisë”.

“Mos i beso të gjithë ato që lexon qoftë edhe nga programi i qeverisë”, tha Blushi. /albeu.com/


14:05 - Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Ben Blushi, ka vënë theksin tek niveli i borxhit në vend, duke theksuar se qeveria e re nuk duhet të marrë borxh, por duhet të shfrytëzojë më mirë pasuritë që ka vendi.

"Qeveria duhet të mos marrë më borxh në kurriz tonë siç është bërë deri më tani. Mund të lëmë borxhin duke administruar më mirë pasuritë tona. Mungesa e rentabilitetit në një sektor nuk është faliment i një sektori, por i atyre që janë caktuar për të administruar atë. Nëse i hyn debatit se çfarë do jetë private dhe çfarë publike, më të bindurit do të jenë ata që mbrojnë privaten. Në këtë Parlament mbroj të përbashkët, mbroj publiken. Duhet t’i jepen fund kulturës ku dhunohet individi. A i keni bërë pyetjen vetes pse nuk ka investime shqiptare në vende të tjera? Jo se nuk kemi para, por nuk kemi dije. Kërkoj që arsimi të kthehet në një investim strategjik në mënyrë që të jemi konkurrues. Kërkohet reformë kushtetuese dhe duhet të ketë diçka të tillë. Ideja jonë është një Shqipëri më e mirë, më e meritueshme, më mirë e jetueshme. Ky do jetë çelësi i kësaj qeverie", tha Blushi. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori