Blushi publikon kushtet e kandidatëve për deputetë të LIBRA-s
Ben Blushi ka propozuar një formë unike të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Levizjes LIBRA.Sipas tij, kandidatët do të përzgjidhen nëpërmjet aplikimeve në internet duke mos përjashtuar askënd.
"Ne duam të cojmë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të vjetra. Seicili prej jush mund të jetë deputet"., - tha ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Postimi i Blushit
Shumë njerëz më pyesin. Si do ti zgjedhë LIBRA deputetët?Është shumë e thjeshtë. Përmes një procesi të hapur publik në internet.

Cilido mund të kërkojë të jetë deputet i LIBRA-S nëse nuk është dënuar penalisht dhe nëse pranon programin e LIBRA-s mund të vijë dhe të kandidojë në emër të LIBRAs.

Ne duam të cojmë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të vjetra. Seicili prej jush mund të jetë deputet.

Cfarë keni ju më pak se ata që shihni cdo te enjte ne tv? Në fakt ata kanë shumë më pak se ju. Ju mungon liria. Ju keni lirinë që tua kufizoni atyre lirinë! Përdoreni!
Shtuar më 06/01/2017, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori