Blushi: Protesta e opozitës qesharake, luftë për “patericën” e LSI-së (VIDEO)
Ka nisur e qetë séanca e sotme parlamentare pasi opozita ka vendosur ta bojkotojë atë pasi vazhdon protestën në ditën e 6-të të saj.

Fjalën në Kuvend e ka marrë Ben Blushi, kryetari i LIBRA-së i cili vetëm pas kohë më parë mori ftesën nga Basha për tju bashkangjitur protestës, por që kjo ftesë mori një përgjigje negative.

Blushi nga foltorja e Kuvendit tregon arsyet përse sbëhet palë me Bashën duke e akuzuar atë dhe kauzat e tij se është e njëjta me protestën e partisë Socialiste në vitin 2010.

Blushi shprehet se nuk ka qënë pjesë e protestës së PS-së në 2010 dhe nuk do të bëhet as pjesë e PD-së në 2017 pasi sipas tij ato kanë vetëm një qëllim, pushtetit.

Sipas Blushit të dyja partitë e mëdha të këtij vendi janë në kërkim të “patericës” e cila është LSI pasi pa të nuk munden të vijnë në pushtet.

FJALA E DEPUTETIT BEN BLUSHI

Ka kohë që përpiqem të provoj sesa shumë i ngjajnë partitë e vjetra njëra tjetrës, edhe pse përpiqen që të na thonë të kundërtën.

Para 7 vitesh, një çadër ishte vendosur në bulevard, ku protestohej. E sot jemi kthyer sërish në të shkuarën, në një protestë pranë Kryeministrisë.

Me vjen mirë ta them se unë nuk kam qenë, e nuk do jem në asnjë nga këto çadra. Nuk isha në çadrën e vitit 2010, e nuk do jem as në çadrën e 2017.çadrizmi është kthyer në metodë pune. Është një metodë për ta shkatërruar Shqipërinë ngadalë.

Në thelbin e çadrës së 2010 ishte nevoja për karrierë e pushtet, e kjo është edhe sot. Atëherë ishte në rrezik karriera e Ramës, dhe tani e Bashës, sepse rrezikon të humbë zgjedhjet. Atëherë ishte Rama në oborr e Berisha në ballkon. Ndërsa sot është Rama në ballkon, e Berisha në çadër. Koha tregoi se paritë e vjetra janë çalamane, e futën në protestë për një patericë, për patericën e Ilir Metës.

Edhe sot paterica e LSI është natën me protestën, e ditën kundër. Natën çon protestues në çadër, ditën kthehet kundër.
Në 2010 qeveria PD thoshte që çadra u ngrit që mos votohen 3 ligjet e famshme, dhe mos t’i jepen vizat Shqipërisë. Ndërsa sot rilindja thotë se opozita nisi protestën për të mos votuar vettingun.

Edhe atëherë thashë se duhen votuar tre ligjet, e sot them se duhet votuar vettingu, e të ecet para me reformën.
Në atë kohë ndërkombëtarët ishin kundër çadrës, e kundër janë edhe sot.

As atëherë nuk protestohej kundër varfërisë e papunësisë, e as nuk protestohet për këtë sot.

Ndryshimi i vetëm është se protesta e atëhershme ishte pas zgjedhjeve, ndërsa kjo e sotmja është para zgjedhjeve.
Shumë njerëz, përfshirë edhe mua do të donte të ishin në çadër, përfshirë edhe mua, për të rrëzuar qeverinë e për të krijuar më shumë mundësi për shqiptarët. Por nuk mund të protestoj për të kthyer Berishën në pushtet.

Çadra e Berishës është shumë e vogël për të mbajtur gjithë popullin që kërkoj të rrëzojë çdo qeveri.

Unë jam kundër kthimit të Berishës në Qeveri, ashtu siç janë gati të protestoj kundër kësaj qeverie./albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori