Berisha: Vota e lirë që e kishte përzënë nga Shqipëria Rama e Basha, u rikthye

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media ku po flet për Kuvendin e PD-së së 30 prillit ku u vendos data 22 maj si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD-së dhe u zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Berisha foli për votën e lirë, për të cilën tha se u përzu nga kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ish-kryeministri tha se vota e lirë është rikthyer.

“Po ju paraqes zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit dhe u finalizua me sukses në Kuvendin e 30 prillit. Ata që i kujtojnë hapat e parë të kësah nisme, premtimet më të pra, do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë në fillim dhe në mënyrë të përsëritur theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë. Ndërkohë Rama dhe për ngjashmëri, Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Mund të them se në ato ditë gjer sot, PD kaloi procese si kurrë më parë, Kuevnde gjigante, referendume të papara. Kalo në zgjedhje në çdo seksion, grupsesksion dhe degë. Së fundmi bëri zgjedhje për këshillin kombëtar të PD-së. Në të gjithë këtë proces ka patur dominim vota e lirë. E keni ndjekur dhe nuk gjeni një rast të vetëm dhe të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre, se pata një presion nga sipër për të votuar. Kjo përbën përmbushjen e një zotimi, të një rëndësie themelore. Në këtë proces, shumëmujor, është votuar dhe kanë garuar qindra kandidatura. Në mënyrë absolute asnjë prej tyre i sugjeruar, i emëruar nga instancat e epërme të kësaj partie. Jo vetëm u rithye vota e lirë me këtë forcë politike, por u arkivua në harresë ajo që duhet kryetarokraci apo presidentokraci. Pa këtë proces, janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar  përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve. Si kurrë ndonjëherë më parë, në 8 degë të PD, nga Saranda në Mat, kanë fituar 8 zonja të nderuara”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 3.05.2022 17:16