Blushi kërkon rinumerimin e Tiranës: Shifrat tregojnë masakrën me votën
Hapja e kutive të kërkuara nga PS dhe PDIU për disa qendra në Tiranë zbuloi një të vërtetë të madhe sipas Ben Blushit: Masakrën ndaj LIBRA-s.

Në një status në Facebook ai shkruan se se në vetëm 71 kuti LIBRA-s i mungojnë 90 vota.

Statusi i Blushit
MASAKRA MBI LIBRA. 71 KUTI MINUS 90 VOTA

KQZ pranoi se te pakten 76 numerues kane vjedhur vota ne Tirane ne vetem 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet te mjaftonte qe gjithe qarku i Tiranes te rinumerohej. Ne 64 kuti qe rinumeroi KQZ mungojne 50 vota per LIBRA , ndersa ne 7 kuti te tjera qe u bene publike mungonin 40 vota. Kjo do te thote se vetem ne 71 kuti ne Tirane, LIBRA i kane vjedhur 90 vota. Mjafton vetem kaq qe KQZ ta rinumeroje gjithe Tiranen. KQZ do ishte bashkepuntore ne grabitje nese nuk vendos te ndryshoje rezultatet duke rihapur te gjitha kutite. Edhe me kaq sa eshte njoftuar del se LIBRA eshte partia me e grabitur ne keto zgjedhje çka eshte per turpin e atyre qe e kane bere.
Shtuar më 20/07/2017, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori