Blushi: Javen e pare te marsit hyj ne Parlament
Albeu.com
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka deklaruar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së se do të hyjë në Kuvend javën e parë të muajit mars. "Javën e parë të marsit futem në Parlament", u shpreh ai.
Ben Blushi ka deklaruar se kryesocialisti Rama nuk u prononcua në lidhje me këtë çështjen e bojkotit gjatë fjalës së tij në Asamble.

Më herët, në fillim të punimeve të Asamblesë së PS-së, deputeti Ben Blushi ka kërkuar që pas përmbytjeve të diskutohet edhe bojkoti që deputetët e PS-së i kanë bërë Kuvendit. Sipas tij, Partia Socialiste duhet të bëjë një analizë për 6 muajt e fundit. "Duhet të bëjmë një bilanc të 6 muajve të fundit dhe të marrim një vendim kur arsyet për të bojkotuar parlamentin nuk janë më të justifikueshme", u shpreh Blushi.

Në bazë të Kushtetutës, nëse nuk hyjnë në Kuvend deri më 7 mars, deputetëve të PS-së u digjen mandatet.
Shtuar më 17/01/2010, ora 21:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori