Blushi: Ja si do zgjidhen kandidatët për deputetë të LIBRA-s
Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, ka zbuluar mënyrën se si do ti zgjedhë kandidatët për deputet të partisë. Ai ka shfrytëzuar sërish Facebook-un për të njoftuar se deputet i LIBRA-s mund të bëhet gjithsecili që nuk është i dënuar penalisht dhe të pranojë programin e partisë.

"SI DO ZGJIDHEN DEPUTETET LIBRA

Shumë njerëz më pyesin. Si do ti zgjedhë LIBRA deputetët? Është shumë e thjeshtë.

Përmes një procesi të hapur publik në internet. Cilido mund të kërkojë të jetë deputet i LIBRA-S nëse nuk është dënuar penalisht dhe nëse pranon programin e LIBRA-s mund të vijë dhe të kandidojë në emër të LIBRA-s.

Ne duam të çojmë në Parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të vjetra.

Secili prej jush mund të jetë deputet. Çfarë keni ju më pak se ata që shihni çdo te enjte ne tv?

Në fakt ata kanë shumë më pak se ju. Ju mungon liria. Ju keni lirinë që t'ua kufizoni atyre lirinë! Përdoreni!", shkruan ai. /albeu.com/


Shtuar më 06/01/2017, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori