Sot vendosen finalistët e Europa dhe Conference League, mësoni përballjet

Europa dhe Conference League do të zhvillojnë mbrëmjen e sotme dhe gjysmëfinalet e kthimit, takimi që do të luhen në të njëtin orar, atë 21:00.

Në Europa League, Eintracht Frankfurt pre West Ham, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar deri në fund, teksa takimi i parë mes tyre ka përfunduar në favorin e skuadrës gjermane 2-1.

Takimi tjetër në këtë kompeticion është edhe përballja mes Rangers dhe Leipzig, me duelin e parë që e fitoi përsëri skuadra gjermane me shifrat 1-0.

Në Conference gjithashtu luhen dy sfida mjaft interesante, me skuadrat që kërkojnë edhe finalen e madhe që do të luhet më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Roma pret Leicester City në “Olimpico”, stadium që prej ditësh është “sold-out”. 1-1 ka përfunduar takimi i parë mes tyre, teksa Jose Mourinho do të kërkojë të niset drejt Tiranës, ndërsa “Dhelprat” e Brendan Rodgers ëndërrojnë finalen e parë europiane në histori.

Marseille-Feyenoord është përballja tjetër gjysmëfinale. Skuadra nga Roterdami fitoi 3-2 duelin e parë në Holandë, por në “Velodrome” do të luhet një tjetër muzikë me francezët janë të karikuar në maksimum për të përmbysur rezultatin. /h.ll/albeu.com


Shtuar 5.05.2022 10:40