Blushi: Aftësia për të qenë popullor ishte cilësia më e madhe e Agollit
Ben Blushi ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për nder të shkrimtarit të madh të letërsisë shqipe Dritëro Agolli.

Me anë të një statusi në Facebook, Blushi shkruan se aftësia më e madhe e Agollit sipas tij ishte aftësia e tij për të qenë popullor, edhe në rastet kur nuk donte.

“PËR DRITËROIN

Cilësia më e lartë e Dritero Agollit ishte aftësia e tij për të qenë popullor, edhe kur nuk donte. Ngushëllime familjes dhe atyre që e donin.”, thuhet në mesazhin e tij.

Shkrimtari Dritëro Agolli ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare të premten në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori