Bloomberg rendit lekun shqiptar mes performancave më të mira valutore
Në artikullin me titull ”Nga bitkoini në Belize, asetet më të mira dhe më të këqija në botë për vitin 2017">2017”, Bloomberg përmend edhe performancën e lekut shqiptar, përcjell Albeu.com.

Bloomberg e rendit atë në performancën e gjashtë më të mirë të vitit, ku sipas tabelës së paraqitur rezulton se gjatë vitit 2017">2017 leku shqiptar ka fitur 14,5 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Në vendin e parë renditet Mozambiku, pastaj Republika Çeke, Polonia, Serbia dhe Moldavia.

Vendin e fundit e zë Uzbekistani, monedha e të cilit ka humbur 60 për qind krahasuar me dollarin. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori