Bllokuan autostradën, ministri francez mbërrin në kushte ekstreme sigurie në Tiranë
Pëlqej
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb ka mbërritur pak minuta më parë në Tiranë në kuadër të vizitës dyditore në Shqipëri.

Ardhja e tij në Rinas u shoqërua me kushte ekstreme sigurie nga autoritetet shqiptare, të cilët mbajtën për 45 minuta të bllokuar rrugën e Rinasit si edhe një njërin aks të autostradës Tiranë-Durrës.

Ajo që të bën më shumë përshtypjë është mbajtja e fshehtë e ardhjes së tij në kryeqytetin shqiptar, aq sa u kthye në një legjendë.

Qytetarë të ndryshëm denoncuan në redaksinë e Albeu.com bllokimin në rrugë dhe togfjalëshin që i thuhej në rrugë nga policët: "Po vjen një delegacion".

E njëjta përgjigje është dhënë edhe nga instanca të tjera më të larta duke shtuar edhe më tepër misterin e kësaj vizite zyrtare të ministrit të BrendshëmFrancësShqipëri. /albeu.com/

Shtuar më 14/12/2017, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori