Bllokuan ambulancën në trafik, nis hetimi për dy policët (VIDEO)
Ditën e djeshme në media bëri bujë një video ku policët rrugorë bllokuan në trafik ambulancën në mënyrë që të kalonte e qetë eskorta qeveritare.

Sot, ka reaguar policia e Shtetit, e cila e bazuar në lajmet dhe reagimet e forta nga qytetarët, ka vendosur të nisë hetimin dhe të disiplinojë dy policët e shërbimit.

Njoftimi i plotë nga policia e shtetit:

Reagim

Lidhur me lajmin e publikuar, ku trajtohet vonesa ne kryqezim rruge e nje ambulance nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kohës që në këtë segment qarkullonte një delegacion zyrtar i nivelit të lartë, Policia mori në shqyrtim rastin si me poshte:

Paraprakisht deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës të ngjarjes, verifikimit nëse ambulanca ka qenë në urgjencë, detyrimeve të shërbimeve të Policisë Rrugore për rastin bazuar në Kodin Rrugor, për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuara dhe motivuara për kryerjen me profesionalizëm të detyrave që ngarkon Kodi Rrugor dhe Ligji i Policisë së Shtetit.

Por duke perfituar nga ky komunikim, gjejme rastin te rikujtojme se çdo autoritet per rastet e urgjencave duhet te njoftoje paraprakisht ne numrin e tel 112, per te koordinuar veprimet dhe lehtesuar sherbimin per qytetaret. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori