Bllokojnë rrugën me kazana mbeturinash, banorët e Shijakut në protestë
Ky mëngjes i ka gjetur banorët e Xhafzotaj në Shijak në protesta për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Informacionet bëjnë me dije se dhjetëra protestues kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve.

Ata kanë vendosur kazanët e plehrave në mes të rrugës duke mos lejuar makinat të kalojnë.

Shtuar më 25/01/2020, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori