Rama ia "heq" ekskluzivitetin TVSH-së për transmetimin nga Kuvendi
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e TVSH-së për të ndërprerë sinjalin e transmetimit të punimeve të seancës plenare për televizionet e tjera private.

Gjatë fjalës së tij, Rama akuzoi opozitën duke thënë se po mbyteshin në një gotë ujë.

"Së pari është koha që mënyra si funksion shërbimi i parlamentit për dhënien e hapësirës televizive në raport me punimet e tij të ndryshojë. Deri më sot jemi në kushtet e një shërbimi komunist në kushtet e demokracisë. TVSH, nuk mund të ketë asnjë ekskluzivitet mbi hapësirën e jetës parlamentare, si në cdo vend normale, Kuvendi duhet të ketë TV e vet, shërbimin e vet, për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në cdo vend normal dhe shtet demokratik ku në cdo parlament demokratik jepet nga ekrani i kuvendit, për shumëcçka tjetër.
Ligji që i imponon TV publik dhënien falas të sinjalit është adaptim në kushtet e demokracisë i një situate komuniste, këtu nis e mbaron gjithçka dhe kërkesa e TV publik për tua shitur apo për t’iu imponuar TV private një faturë, dhënien e sinjalit me logon e TVSH është diçka që i takon të shkuarës, sepse asnjë TV qoftë publik e privat nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet"., - tha kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori