Bllokohet vendkalimi Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë
Albeu.com
Që nga ora 10:00 e mëngjesit është mbyllur për trafik vendkalimi kufitar Kosovë-Shqipëri, për shkak se në terminalin doganor gjenden tre kamionë me materie te rrezikshme, ka njoftuar SHPK-ja.Këta kamionë mbrëmë kishin mbërritur nga Maqedonia nëpërmjet Hanit të Elezit. Kamionët fillimisht ishin ndaluar në Malishevë nga patrulla e policisë dhe meqë ishin pa përcjellje janë dërguar në terminalin doganor në Vërmicë.

Gjatë kontrollit, raportohet se dy nga pjesëtarët e patrullës janë helmuar, duke përfunduar në spital, për shkak se nga një prej autoboteve ka pasur rrjedhje të lëndës kimike. Dyshohet se ngarkesa e tre autoboteve është toksike konkretisht squfur.

Në njoftim të SHPK-së thuhet se kufiri Kosovë- Shqipëri, respektivisht vendkalimi kufitar në Vërmicë mbetet i mbyllur.
Shtuar më 27/05/2008, ora 23:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori