Bllokohet sërish Kapshtica
Për shkak të grevës së përsëritur në Greqi, raportohet se është bllokuar sërish Kapshtica. Pala greke ka njoftuar autoritetet shqiptare, duke i vënë në dijeni se ndërprerja do të zgjasë nga ora 11:00 deri në 17:00.

Prej javësh Greqia është e përfshirë nga grevat dhe protestat, kryesisht të bujqve por edhe të sektorëve të tjerë, që kundërshtojnë reformën e pensioneve dhe shkurtimet e tjera radikale të parashikuara në reformat qeveritare, për t’i bërë ballë krizës ekonomike. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2016, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori