Bllokohet rruga e Rinasit, delegacioni misterioz lë mijëra shqiptarë rrugëve
Pëlqej
Qindra makinave që ishin nisur për në rrugën Tiranë-Rinas dhe anasjelltas iu është dashurpresin plot 45 minuta në trafik pasi rruga ishte e bllokuar.

Mësohet se aksi në fjalë u mbajt i bllokuar për minuta të tëra pasi një delegacion i rendësishëm pritej të mbërrinte në Tiranë.


Ky ishte edhe shpjegimi që u jepej shoferëve të bllokuar në mes të kaosit dhe trafikut kur pyesnin se çfarë po ndodhte.

Lexues të albeu.com raportojnë në redaksi se iu është dashurpresin mes radhëve të gjata, borive të makinave dhe territ të natës për të kaluar "delegacioni misterioz", i cili u zbulua vetëm pasi arriti nga Rinasi në Tiranë duke bërë të mundur edhe zhbllokimin e rrugës.

Mësohet se delegacioni, për të cilin u mbajt e bllokuar rruga e Rinasit ishte ai i ministrit të Brendshëm të Francës.

Në Shqipëri kanë ardhur edhe delegacione të tjera, por duken tepër të çuditshme këto masa ekstreme sigurie për ministrin francez. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori