E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan
Policia do të bllokojë sot rrugën Tiranë-Elbasan në fshatin Ibë, si kërkesë e Autoritet Rrugor Shqiptar për shkak të punimeve që do të bëhen në këtë pjesë rruge, për heqjen e masës shkëmbore dhe masivit të dheut që ndodhet pranë saj.

Bllokimi i këtij aksi do të nisë që në orën 08:00 e mengjesit të sotëm deri në orën 20:00 të datës 18 janar.

Në njoftimin e policisë për mediat thuhet se “Meqënëse ky proces duhet të kryhet në kushte të larta sigurie për shkak të rrezikshmërisë që ai mund të paraqesë për banorët e zonës dhe përdoruesit e rrugës, Policia Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Policisë Rendit do të marrë masa për bllokimin e rrugës duke mos lejuar të qarkullojë në këtë aks rrugor asnjë automjet, si dhe nuk do të lejojë banorët që të lëvizën në zonën ku do kryhen punime”.

Ndërkohë Policia e Shtetit njofton drejtuesit e automjeteve që do ju duhet që të përdorin këtë aks gjatë fundjavës, se qarkullimi do të bëhet nga rruga e Durrësit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori