Plagoset një person në Tiranë teksa luante domino, komshiu e goditi me thikë pas sherrit se bënte zhurmë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Oxhakut, në Tiranë. Burime bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur pas një sherri me s dy personave.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se autori është identifikuar.

“Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Burime bëjnë me dije se, kanë qenë dy persona duke luajtur domino me njëri-tjetrin, i plagosuri dhe një person tjetër. Autori, ka dalë nga shtëpia dhe ka pretenduar se ata po bënin zhurmë. Aty ka nisur konflikti, kanë debatuar, janë kapur fizikisht dhe pastaj autori ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar./albeu.com


Shtuar 1.11.2022 18:19