Bllokohet njëri krah i autostradës Tiranë-Durrës
Për shkak të punimeve që po kryhen në autostradën Tiranë-Durrës, është bllokuar njëri krah i saj. Lajmin e percjell policia e Tiranës, duke bërë me dije për trafikun që mund të shkaktohet.

"Më datë 25 Prill 2015, duke marrë shkas nga punimet të cilat po zhvillohen në rrugë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, rinjoftohen të gjithë përdoruesit e rrugës, për të na mirëkuptuar për trafikun që mund të krijohet pasi nuk do të funksionojnë të katër korsitë e autostradës, por vetëm dy korsi, për shkak të fazës përfundimtare të shtrimit të rrugës nga QTU-ja në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, ju kërkon ndjesë për shqetësimet në trafik dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve", thuhet në deklarën për media. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori