Bllokohet Kolegji Penal për dosjen “Kumbaro”
Pëlqej
Ilir Kumbaro
Ka dështuar sot mbledhja e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në Tiranë. Kolegji i cili duhej të shqyrtonte kërkesën e avokatit të Ilir Kumbaros, ish-agjent i shërbimit Informativ nuk ka arritur dot të plotësojë numrin e anëtarëve duke anuluar kështu seancën gjyqësore.

Dështimi i seancës ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit të anëtarëve për mbledhjen e Kolegjit. Sipas ligjit në Kolgej duhej të ishin 12 gjyqtarë, por dy prej tyre kanë munguar për arsye shëndetësore, dy të tjerë janë dorëhequr pasi kishin konflikt interesi, për shkak se kishin shqyrtuar këtë çështje në shkallët më të ulëta të gjyqësorit, kurse tre gjyqtarë të tjerë edhe pse janë zgjedhur si pjesë e Kolegjit në konferenën gjyqësore, ende nuk kanë marrë votën e Kuvendit.

Dështimi i vendimit të sotëm ekspozon bllokimin e gjykatës së Lartë edhe para partnerëve ndërkombëtarë pasi gjykata e Londrës ka në shqyrtim kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Ilir Kumbaros.
Shtuar më 23/11/2010, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori