Bllokohet Kapshtica, mijëra shqiptarë presin në radhë
Ka rreth një orë e 30 minuta që është bllokuar puna në doganën e Kapshticës.

Gjithçka vjen si pasojë e një defekti në sistem, ç’ka ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve të shumta të cilat udhëtojnë si drejt shtetit helen, edhe drejt Shqipërisë.

Policia po punon me regjistra për të normalizuar disi situatën kaotike.

Ende nuk dihet se kur do të zhbllokohet kjo gjendje.
Shtuar më 11/10/2018, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori