Bllokohet biznesi i këpucarit që kishte fundosur tatimet e Tiranës (!) (FOTO LAJM)
Tatimorët kanë filluar aksionin e radhës anti-informalitet në të gjithë vendin, ndërkohë që dita ditës vërehen raste të trishta të mbylljes së bizneseve të vogla, nga të cilat mbahen familje të tëra.

Faqja "Qytetarët për parkun" ka publikuar sëfundmi fotografinë e një këpucarie të mbyllur e shiritat e verdhë ku shkruhet "Hetimi tatimor" në Tiranë duke komentuar me ironi se në fakt problemi kryesor që shkatërron ekonominë në këtë vend janë pikërisht këpucarët.

"Jo për gjë por na e falimentuan shtetin këta këpucarët. Arsimi, Shëndetësia, Rendi, Drejtësia, Ekonomia, Korrupsioni, Kriminaliteti në Parlament, Monopolet, etj varen dhe shkaktohen nga këta këpucarë abuzivë. Pra cilësia e jetës në përgjithësi në Tiranë e Shqipëri është e rrënuar nga këta këpucarë...", komenton faqja.

Pak ditë më parë, Albeu.com solli rastin e një familjeje me tre fëmijë që ishte shkëputur nga Greqia për të hapur biznes në Tiranë. Nuk kaluan disa javë dhe tatimet ia behen në biznes duke e mbyllur me të njëjtët shiritë të verdhë. Tani prindërit e tyre janë papunë, kurse tre fëmijët pa asnjë të ardhur tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2017, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori