Bllokohen në aeroportin e Antalias 150 turistë shqiptarë
Autoritetet e AeroportitAntalias në Turqi, kanë bllokuar 150 turistë shqiptarë. Mësohet se shkak është bërë mosdorëzimi i emrave të turistëve, nga agjensitë turistike shqiptare.

Lajmi është konfirmuar nga vetë turistët, të cilët kanë pohuar se nga ana e autoriteteve të aeroportit nuk po kryehet asnjë veprim dhe turistët shqiptarë nuk dinë çfarë të bëjnë. Akoma nuk dihet se sa do të zgjasë pritja e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2015, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori