Bllokohen minatorët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Rruga që të dërgon deri tek miniera e Artanës në fshatin Marec, është bllokuar nga shembja e një pjese të rrugës.

Kjo ka bërë që edhe minatorët e kësaj miniere të bllokohen me autobusin e tyre, kjo pasi që reshjet e mëdha ditëve të fundit kanë bërë që të rriten prurjet e ujit të lumit “Krivareka”, i cili ka dal nga shtrati.

Nga disa fotografi, shihet se infrastruktura rrugore që të dërgon deri tek miniera është shumë e dëmtuar, madje disa nga minatorët shihen duke u munduar me forcat e tyre gjejnë një zgjidhje.

Njëri nga minatorët ka thënë për arbresh.info se nëse ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës nuk reagojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që dërgon deri tek flatacioni në Marec, atëherë problemet e tilla do të paraqiten shumë shpesh, madje rrezikohet seriozisht jeta e minatorëve dhe udhëtarëve që përshkojnë këtë rrugë.


Shtuar më 19/03/2018, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori