Bllokohen 7 varka peshkimi në Lezhë
Pëlqej
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me policinë si dhe me Inspektoratin e Peshkimit në Lezhë ka bërë të mundur bllokimin e 7 varkave të peshkimit të cilat përdoreshin gjatë natës nga individë të ndryshëm për gjuetinë e peshkut.

Kryeinspektori i Mjedisit në Lezhë Gjergj Elezi deklaroi se aksione të tilla do të shtrihen në të gjitha zonat e tjera të mbrojturaQarkun e Lezhës. Ai i bëri thirrje komunitetit që të denoncojë çdo rast abuziv gjuetie në zonat e mbrojtura. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori