Bllokimi në Kakavijë, Bushati “pakt” me Kotzias për kalimin e shqiptarëve
Pëlqej
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati sot udhëtoi drejt Kakavijës ku pati një komunikim intensiv me homologun e tij Grek Nikos Kotzias dhe me Ministrin e Brendshëm Grek Nikos Toskas mbi zgjidhjen e situatës në pikat kufitare me Greqinë.

Për shkak të problematikës me rënien e sistemit në të gjithë Greqinë, mes ministrit Bushati dhe ministrit Nikos Toskas u ra dakort që të nisë lëvizja duke mundësuar skanimin e pasaportave.

Prej disa orësh nga mbremja e kaluar qindra shqiptarë janë bllokuar në kufi gjë që ka acaruar shumë udhëtarët që kanë kërkuar ndërhyrjen e palës shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori