Bllokimi në doganë, shqiptarët i përvishen keq ministrit Bushati (VIDEO)
Pëlqej
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro sot u nisën me urgjencë drejt pikës kufitare të Kakavijës.

Prej natës së djeshme shqiptarët janë ndaluar dhe penguar për të mos kaluar në tokën greke.

Bushati deklaroi para udhëtarëve dhe u kërkoi durim pasi bëhet fjalë për një çështje teknike, e shkaktuar nga një defekt në sistemin e pasaportave të grekëve.

“Pse nuk është lajmëruar që në darkë? Ka miliona njerëz që presin këtu në radhë. Pse nuk u lajmërua që mbrëmë në darkë sa u prish sistemi?

Ka qindra njerëz në autobusë që s'po i lënë të kalojnë se janë me pasaporta. Paguajmë nga 2 mijë euro.... Kam kalamaj unë..."- tha i revoltuar udhëtari.

“Kjo është një çështje tërësisht teknike. Kërkojmë mirëkuptim dhe qetësi.

Nuk do të bëj avokatin e askujt, nuk dëshiroj të mbroj asnjë palë. Është thjesht një problem teknik.

Dialogu me Greqinë po vijon edhe për ligjin e minoriteti"- iu përgjigj Bushati. /albeu.com/

Shtuar më 04/11/2017, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori