Bllokimi i vizave, ja pasuria që ‘penalizoi’ kupolën e drejtësisë
Prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të niveleve të tjera nuk lejohen të shkelin më në tokën amerikane. Por cilat janë pasuritë që ata vetë kanë deklaruar?

Në deklarimet e pasurive, ata numërojnë karburante, lokale, kredi të pajustifikuara, prona, apartamente që ua kanë bërë dhuratë, vila dhe transaksione etj.

Pasuria e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve që u janë bllokuar vizat
Adriatik Llalla, kryeprokuror

Apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës. Ambient banimi me një sipërfaqe prej 180 metër katror, pjesërisht në pronësi. Shtesë kati në banesë+ballkone me një sipërfaqe prej 180 metër katror. Blerje trualli 3 mijë metër katror në Bathore. Të ardhura neto nga paga si Prokuror i Përgjithshëm në shumë 1 873 095 lekë. Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjesë të banesës për vitin 2015 në vlerën 1 200 000 lekë. Bashkëshortja zonja Ardiana Llalla të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën 961 lekë. Shtuar llogaria rrjedhësi me 902 845 lekë. Shtuar llogaria rrjedhëse e zonjës Llalla me 20 000 lekë. Gjendja cash, shtuar me 1500 000 lekë.

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës

ardhura nga qeraja e lokalit, 60 mijë euro. Shtuar gjendja cash për vitin 2015, në shumën 11 mijë euro. Shkëmbyer apartament i deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2. Vreshtë me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë. Arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë. Arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit. Shitur arë me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë. Llogari rrjedhëse në euro e kredisë në emër të Sanije Bulku Fusha, shtuar me 220 euro. Llogari rrjedhëse në lekë e kredisë në emër të Petrit Fushës, shtuar me shumën 110 741 lekë. Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë së Tiranës, 1 895 110 lekë. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë. Kredi në emër të Sanije Bulku, 35 mijë euro, shlyer 27 mijë euro. Kredi në emër të Petrit Fushës, gjendje detyrimi 3 257 041 lekë. Sanije Bulku, bashkëshortja, llogari i pagës, shtuar 34 000 lekë. Të ardhura nga puna si specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, 34,996 lekë. Aldi Fusha, djali, të ardhura si specialist pranë DPSHTRR, 127 500 lekë.

Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit

Fatmira dhe djali lidhur kontratë më 04.06.2013 mbi një objekt 10-katësh, të palegalizuar, ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe. 890 m2. Dyqan blerë pranë Ambasadës Amerikane. Shtesë në të ardhura nga shitja e një apartamenti, 49 888 euro. Kredi e marrë në vitin 2007, 19 000 000 për rikonstruksion e një ambienti të marrë me qera, 280 m2, pranë Qytetit Studenti. Këstet e kredisë i shlyen djali nga të ardhurat e lokalit Barë-Kafe. Djali, bashkëpronar i një trualli me sipërfaqe 890 m2 mbi të cilin një palë e dytë ka ndërtuar një pallati 10-katësh në proces legalizimi, e ku kontrata krijon të drejta pronësie 50 me 50 mes palëve kontraktuese. Shtesë në të ardhura nga kontrata e qerasë, 720 000 lekë. Depozitë pranë bankës, 1 711 lekë. Paga si gjyqtare e Apelit në Tiranë, 1 212 979 lekë. Pensioni familjar për ish-bashkëshortin Azem Hajdari, 720 000 lekë. Djali Kirjald Hajdari i punësuar pranë Bashkisë së Tiranës, 590 865 lekë. Vajza Rudina Hajdari e punësuar pranë Kongresit Amerikan në SHBA, 12 mijë USD. Kredi në shumën 2 500 000 lekë, me këst mujor 17 264 lekë, shuma e mbetur zero. Kredi bankare për rikonstruksion shtëpie. Kirjald Hajdari, djali, pakësim i depozitës, 5 mijë euro. Administrator dhe ortak i vetëm i “TK”, fitime zero. Ndihmë për fëmijët nga Partia Demokratike në vlerën 3 600 000 lekë.

Mirela Fana, anëtarja e dorëhequr e Gjykatës së Lartë

Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë. Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro. Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë. Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash. Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor. Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë. Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë. Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë. Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë. Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë. Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë. Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë. Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë. Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë. Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro. Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro. Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë. Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë. Vajza llogari kursimi 21 513 lekë. Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes zonja Valbona Zeneli dhe bonuse (punonjëse banke) neto 4 659 494 lekë. Gjendje e llogarive të bashkëshortes në bankë 9 317 euro. Gjendje e llogarisë së bashkëshortes 1 141 407 lekë. Gjendja e Investimit në një fond të tillë në lekë 5 953 172 lekë dhe 5 498 euro. Fondi i pensionit vullnetar 1 614 413 lekë. Është paguar një kredi në principal 6 316 euro dhe interesa 367 euro. Në dhjetor 2015 kredia ka detyrim të mbetur 111 387 euro. Kredi e deklaruar më parë është shlyer gjatë vitit 2015 me vlerën 5 480 euro e mbetet pa shlyer 4 207 euro.

Artan Broci, anëtar i KLD (Ka mohuar aplikimin për vizë)

Bashkëpronar i një apartamenti me sipërfaqe 65.76 m2, dhuratë. Të ardhura nga qiradhënia e një lokali 10 800 euro. Të ardhura qiradhënie e një zyre 840 000 lekë. Bashkëshortja të ardhura si notere 5 201 118 lekë. Qira nga subjekti Rexha-Gold shpk 3 600 euro. Autoveturë tip benz në vlerën 1 000 000 lekë. Djali z. Arlind Broci, 207 250 lekë Honorare si anëtar i KLD 102 000 lekë. Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 573 316 lekë. Shtuar llogaria me 127 214 lekë. Shtuar llogaria me 99 816 lekë. Shtuar llogaria me 59 855 lekë. Interesa nga depozita 10 375 lekë. Investime në obligacione 5 000 000 lekë. Shtuar depozita në vlerën 10 000 000 lekë janë Shuar interesat 27 351 lekë. llogari rrjedhëse 207 718 lekë. Llogari rrjedhëse e z. Broci 2 985 euro. Shtuar interesat 331 133 lekë. Depozitë e fëmijës 514 754 lekë. Depozitë tjetër 526 226 lekë. Llogari e bashkëshortes 716 312 lekë. Llogari e bashkëshortes 300 euro dhe 3 400 000 lekë./Shqiptarja.com
Shtuar më 04/02/2017, ora 08:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori