Bllokimi i LIBRA-s për zgjedhjet, Basha i del në krah Blushit: Rama nuk do zgjedhje të lira
Pas deklarata të forta të kryetarit të partisë më të re LIBRA , Ben Blushi, për pengesë për të marrë pjesë në zgjedhje nga “banda e Rilindjes”, ka reaguar duke shprehur mbeshtetjen edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira.

Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet.

Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet.

Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik“,-tha Basha.

FJALA E PLOTË E LULZIM BASHËS

Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira.

Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet.

Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet.

Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik.

Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin.

Me #18Shkurt #NgrihemiBashkë me cdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë. /albeu.com/



Shtuar më 16/02/2017, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori