Bllokimi i buxhetit në Durrës, PD akuza ndaj kryebashkiakut
Dega e Partise Demokratike në Durrës ka reaguar në lidhje me vonesat e miratimit të buxhetit nga ana këshillit bashkiak
Kryetari i PD-së për këtë qytet, Igli Cara akuzoi kryebashkiakun Vangjush Dako si të papërgjegjshem per shkak të mosparaqitjes në këshill të projekt buxhetit.

"Gati po reflekton një arrogancë të qartë në administrim. Pushtetet në demokraci janë të ndara por interesat e qytetarëve janë më të rëndësishme se çdo njeri. Këshilltarët e PD dhe aleatët e saj në PD do të vazhdojnë të përdorin të gjitha instrumentat e demokracisë në shërbim të qytetarit", tha Cara. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori