Bllofi me foton e "polices grabitëse", gazetari: E nxori grupi hetimor
Dyshimet se 31-vjeçarja E. Bici ishte pjesë e bandës së grabitësve të Rinasit duke iu publikuar dhe një foto, rezultoi një bllof.

Gruaja jeton në Gjermani prej disa muajsh dhe nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e parave. Ajo nuk ka qenë kurë efektive policie, por vetëm nga konkurruar në Akademinë e Policisë.

Artan Hoxha: Ajo ka konkurruar për të hyrë në polici në vitin 2014. Çdo aplikant atje çon dosjen e plotë. Ajo ka fituar teorinë, por jo praktikën dhe dosja ka mbetur aty.

Ermal Vija: Fotoja dhe identiteti i vajzës ka dalë nga grupi hetimor. Janë 17 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë grabitje. Janë autoritetet e shtetit ato që duhet të japin llogari.

Spartak Koka: Gazetarët e prokurorisë e kanë marrë nga hetuesit.
Shtuar më 26/04/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori