Blindohet Tirana, nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s
Asambleja Parlamentare e NATO-s do të mblidhet sot për herë të parë në Tiranë. Sikundër është bërë me dije edhe më herët, kryeqyteti do të jetë nën masa të forta sigurie.

Të gjitha komisariatet e Tiranës kanë kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa janë kontrolluar të gjitha hotelet ku do te akomodohen 600 delegatët.

Rreth 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues do të diskutojnë çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe raportet e përgatitura nga Komisioniet e Asamblesë. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2016, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori