Blindohet Tirana, mbërrijnë 38 delegacione të NATO-s
Të gjitha rrugët kryesore të Tiranës kanë qenë sot të blinduara, ku forca të shumta policie kanë patrulluar për të shmangur çdo incident eventual.

Ditën e sotme kanë mbërritur në kryeqytet 38 delegacione në kuadër të Takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili do zhvillohet nga data 15-17 shtator.

Nga ora 9 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes, policia bëri shoqërimin e tyre nëpër takimet e shumta zyrtare që patën me drejtuesit më të lartë të shtetit, e cila vuri në gatishmëri edhe policinë rrugore për hapjen e rrugëve, duke bllokuar në jo pak raste dhe lëvizjen e automjeteve private.

Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit Resolute Support në Afganistan dhe KFOR Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori