Blindohet spitali privat, Shullazi dhe "i forti i Myslym Shyrit" në të njëjtin pavion
Emiljano
Shullazi ditën e sotme duhej të zhvillonte seancën gjyqësore por pas disa komplikimesh shëndetësore ai është dërguar në një spital
privat për të marrë mjekimin e duhur.
Por si duket në spitalin
privat ku është transportuar sot
Shullazi gjendet edhe një tjetër kokë e “fortë” e krimit në Shqipëri. Mësohet se në të njëjtin pavion gjendet edhe Gjergj
Cukali, i njohur ndryshe si “i forti i
Myslym Shyrit”, shkruan BW.
Ai u arrestua vitin e kaluar si kreu i një bande kokaine në kryeqytet.
KUSH ËSHTË GJERGJ CUKALI
Më 12 korrik të vitit të kaluar, Policia e Tiranës goditi një grup të strukturuar kriminal që shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë operacionit u arrestuan 7 anëtarë të grupit kriminal që drejtohej nga ‘i forti i
Myslym Shyrit’, Gjergj
Cukali, 37 vjeç. Ndërsa më herët kishin rënë në pranga edhe 9 të tjerë.
Në operacionin e koduar “Tangent”, u arrestuar edhe një grua 46 vjeçe që ishte ‘llogaritarja’ e bandës.
Banda shpërndante kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “
Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.
Sipas hetimeve të policisë 7 të arrestuart e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.
Cukali është arrestuar edhe më herët për armëmbajtje pa leje. Madje në vitin 2012 kur u arrestua për kë vepër penale, ai deklaroi se arma ishte e shokut të tij të vrarë Arlind Fuga.
Ky i fundit ishte mik edhe me Emiljano Shullazin./albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017,
ora 11:24