Blindohet "Myslim Shyri", policia aksion për kapjen e shpërndarësve të drogës
Pëlqej
Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”, ku në pranga ranë tre persona teksa shpërndanin lëndë narkotike.

Policia i ka pikasur të rinjtë, por djemtë kanë tentuar të largohen me makina.

Shpërndarësit e drogës janë larguar me shpejtësi të madhe e për pasojë janë përplasur në tentativë për tu arratisur.

Policia e vënë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave. Ende nuk dihen emrat e të arrestuarve.

Mësohet se për të neutralizuar personat, policia ka qëlluar me armë në ajër. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori