Blindohet kryeministria, 1600 policë fillojnë të organizohen
Opozita ka thirrur një protestë masive ditën e sotme ku ritet të ketë edhe përplasje.

Ndërkohë policai ka marrë masat për të siguruar shmangjen e dhunimit të institucioneve ashtu siç ndodhi në protestën e 16 hskurtit.

Sipas burmieve policia e ka refuzuar lejen e PD-së për të ndenjur 48 orë para kryeministrisë me argumentin se duhet përcaktuar orari i mbylljes së tubimit.

Në kërkesën e saj, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.

Në terren pritet të angazhohen 1600">1600 efektivë ndërsa i gjithë perimetri është rrethuar me rrjetë teli. Janë shtuar qindra kamera sigurie me rezulucion të lartë si dhe janë lyer shtyllat mbajtëse për të mos bërë të mundur heqjen e tyre./albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori