Blindohet Kryeministria e Kuvendi, 1 400 policë fillojnë të organizohen (VIDEO)
Opozita e bashkuar do të protestojë këtë të enjte para para Parlamenti, teksa do të zhvillohet dhe seanca e radhës ku do të bëjnë betimin dhe 3 deputetët e rinj.

Protesta nuk do zhvillohet vetëm përballë hyrjes se Parlamentit, por është planifikuar që të bllokohen të gjitha rrugët përreth.

Ndërkohë është raportuar se rreth 1400 policë do të jenë në gatishmëri për të bër të mundur ruajtjen e institucioneve shtetërore.

Mëngjesin e sotëm janë ngritur dhjetra postoblloqe ne cdo hyrje të Tiranës ndërsa Kryeministria dhe Kuvendi janë rrethuar me rrjeta teli. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori