Blindohet gjykata, sot vendoset për bandën e frikshme që tmerroi Shkodrën
Pëlqej
Në gjykatën e Krimeve të Rënda ditën e sotme priteshin të zhvilloheshin dy seanca shumë të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri: çështja Shullazi dhe çështja Bajri.

Por ndërkohë që pretenca për Shullazin dështoi, paralelisht po zhvillohet seanca për Bajrin.

Pas masave për gjashtë anëtarë të arrestuar si pjesë e klanit "Bajri", sot tre të tjerë pritet të njihen me masën e sigurisë.

Ata janë Ismet Idrizin, i arrestuar në Shkodër dhe Denis Brajoviq, Klaudio Hoxhalliun, të arrestuar në Tiranë.

Rikujtojmë se ditën e djeshme gjykata la në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal "Bajri". /albeu.com/



Shtuar më 25/09/2018, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori