Barriera i çan “Benzin” mespërmes, shqiptari në Itali në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vasto, në via Cardone.

Rreth orës 22:00 një Mercedes, për arsye ende nën hetim nga policia, humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përplasur me barrierën e rrugës, e cila çau automjetin.

40-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin Vasto pas operacioneve të vështira për nxjerrjen e tij nga makina.

Karabinierët dhe policia shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit që mund të kishte rezultuar fatal për shqiptarin.

/Albeu.com.


Shtuar 30.06.2023 11:09