Blic: Maqedonia do të jetë shteti i parë që do ta njohë pavarësinë
Albeu.com
Prishtina do ta shpallë pavarësinë pas 20 janarit, dhe Maqedonia pritet të jetë vendi i parë që do ta njohë atë”, shkruan në numrin e sotëm gazeta e Beogradit, Blic.Prishtina do ta shpallë pavarësinë pas 20 janarit, dhe Maqedonia pritet të jetë vendi i parë që do ta njohë atë”, shkruan në numrin e sotëm gazeta e Beogradit, Blic. Sipas një burimi ndërkombëtar të kësaj gazete, më pas njohjen do ta bëjnë edhe Franca e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në periudhën pas 10 dhjetorit, pritet që të zhvillohet diplomaci shëtitëse, më së largu deri më 1 shkurt, kohë kjo kur përfaqësuesit ndërkombëtarë do të provojnë që, megjithatë, një kompromis të arrihet. Sipas këtij burimi të gazetës Blic, secili prej përfaqësuesve të treshes do të hartojë një raport të vetin, dhe më pas do të duhej që ndërmjetësi evropian, Ëolfgang Ischinger ta hartojë një në emër të treshes. Pritej që në raport të cekej edhe kush është fajtor për dështimin e negociatave, Beogradi apo Prishtinë, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë nëse raporti do të nënshkruhet nga të tre ndërmjetësit.
Shtuar më 30/11/2007, ora 22:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori