Blerina Gjylameti pas humbjes së vëllait: Mos e kalofshi kurrë, është barrë e familjes time
Deputetja e PS-së Blerina Gjylamenti ka reaguar sërish pas aksidentit tragjik që i mori jetën vëllait të saj Elton Maçollit.

Në një postim në Facebook, Gjylameti shkruan se as ajo dhe as familja e saj nuk ka bërë asjë presion ndaj ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër.

Deputetja shprehet se e vetmja gjë i lehtëson është se në aksident nuk është përfshirë askush tjetër.

Gjylameti lutet që në emër të fëmijëve dhe familjarëve të saj, të mos vazhdohet më me aludime se cila ishte arsyeja e aksidentit të tmerrshëm.

Postimi i plotë:

Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.
Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.
Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!
Shtuar më 21/10/2019, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori