Blerim Kuci ofron doreheqje
Albeu.com
Blerim Kuçi, udhëheqës ekzekutiv i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ofruar dorëheqje 24 orë pas kërkesës që presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kërkuar një gjë të tillë.
Letrën me të cilën ka ofruar dorëheqjen Kuçi thuhet t’ia ketë dorëzuar nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, ndërkohë që ka qebe vetë Kuçi i cili konfirmoi ofrimin e dorëheqjes së tij, të mërkurën.

Kuçi ka thënë se arsyeja e kërkesës së presidentit Sejdiu, i cili mban të “ngrirë” postin e kryetarit të LDK-së, ka qenë dinamika e reformave brenda partisë. Çudia qëndron se, sipas Kuçit, kërkesa për dorëheqje është bërë për shkak të reformave në parti e jo ngadalësimit apo stopimit të tyre.

Kërkesa i është dorëzuar Kryesisë së partisë dhe asaj tani i mbetet ta procedojë atë më tej. (Zëri)
Shtuar më 23/10/2008, ora 15:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori