Bleona Qereti gjuan live ministrin e Ramës: Më pëlqejnë tigrat
Bleona Qereti mbrëmë ishte e ftuar tek "Zonë e Lirë" më Arian Çanin.

Si gjithmonë, me kiminë e Çanit dhe Bleonës, intervista pati të qeshura, debate, sherre dhe shumë ngacmime.

Gjatë intervistës, Bleona për herë të parë zbuloi ministrin e saj të preferuar në Shqipëri, dhe ai është ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ndërkohë që Çani tha me shaka se "tigri" në Shqipëri është Ahmetaj, Bleona tha hapur se ajo "i pëlqen tigrat".

Pjesë nga debati:

Çani: A mendon se duhet të kesh lëkurë luani që t’a shesësh shtrenjt?

Bleona:Duhet të jesh dhelpër ose tigër... ( qesh)

Çani: Jo, tigër është Arben Ahmetaj, tigër me tigër

Bleona: Mua më pëlqejnë tigrat…

Çani: Ben e kishte me ty… /albeu.com/


Shtuar më 30/06/2018, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori