Blendi Klosi nuk tërhiqet: Valët e muzikës përhapin COVID-19!
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi e ka mbështetur sërish deklaratën e bërë se “valët e muzikës përhapin virusin”.

Klosi tha se në një ambient të mbyllur me muzikë të lartë njerëzit do të detyrohen të flasin me zë të lartë dhe të përçojnë spërkla pështyme.

“I qendroj asaj që kam thënë. Unë i kërkova ndjesë komunitet të artistëve, që u ndjenë keq pas atyre lajmeve në media, por nuk të vret muzika, muzika e lartë në ambiente të mbyllura.

Valët e muzikës, njerëzit flasin me zë të lartë, lëshojnë më shumë spërkla. Në vende të mbyllura me muzikë të lartë nuk duhet të qendrojmë.

Ajo vala krijon një energji të brendshme. Unë kam studiuar për elektronikë dhe i di këto gjëra.

I kërkova ndjesë njerëzve të muzikës, qesha me ata që bënë humor ndërsa me ata që u futën në teknikalitete i refuzova”, tha Klosi në emisionin “Radar” .
Shtuar më 27/11/2020, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori