Blendi Fevziu rrëfen marrëdhënien me Berishën: Ai nuk më flet më
Blendi Fevziu festoon 20-vjetorin e Opinion dhe pas 20 vitesh ai ka dhënë për herë të parë një intervistë përsa i përket sfidave ndër vite, marrëdhëniet me politikat, miqësitë e lidhura e ato të prishura.

Gjatë intervistës Blendi Fevziu deklaroi se për shkak të emisionit ka humbur shumë miq e një ndër to ai rëndit edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai shprehet se pas emisionit, Berisha është ftohur dhe tani ka humbur marrëdhëniet me të.

A keni humbur miq për shkak të “Opinion”?

B.F: Po, në shumë raste!

Kush janë këta shumë?

B.F: Kur them shumë ka mjaft emra. Ka njerëz me të cilët distancohesh dhe nuk ke më frekuetimin e parë. Ka të tjerë me të cilët nuk komunikon më. Si rasti i Berishës.

Berisha dhe Lubonja, do të jenë pjesë e 20-vjetorit? Të vjen keq që ata kanë vendosur t’i thonë JO studios tënde?

B.F: Padyshim që do të jenë. Kanë konfirmuar të dy intervista me këtë rast dhe në transmetimin tonë do jenë. Padyshim që më vjen keq për të dy, por ka qenë vendimi tyre. Kur vendimin e dikujt nuk mund ta ndikosh dhe ndryshosh, duhet ta respektosh. Kjo po ndodh edhe në raportin tim me ta. /albeu.com/


Shtuar më 03/09/2017, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori